back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMinistri nga AAK thotë se ende janë në koalicion me Listën Serbe

Ministri nga AAK thotë se ende janë në koalicion me Listën Serbe

Të ngjajshme

- Advertisement -

Lista Serbe zyrtarisht ende është në koalicionin qeverisës. Deklaratat e kryetarit të këtij subjekti, Goran Rakiq cilësohen të ngutshme nga nënkryetari i AAK-së dhe ministri i qeverisë Haradinaj, Pal Lekaj.

“Është një deklaratë e ngutshme e kryetarit të Listës Serbe. Ende nuk kemi marrë letër zyrtare që po largohen prej koalicionit dhe derisa nuk kemi diçka zyrtare ne e dimë që janë ende në koalicion”, ka thënë Lekaj.

Nënkryetari i AAK-së e vlerësoi veprimin e ministrisë se Jashtme për arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq.

“Është gabim trashanik i z. Gjuriq që mos t’i respektojë ligjet dhe kushtetutën e vendit, ne jemi shtet i pranuar ndërkombëtarisht”, theksoi ai.

“Nuk është tani koha të luajmë me ndjenja të qytetarëve, edhe atyre serbë sepse ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe Beogradi po luan me ndjenjat e tyre”, shtoi Lekaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz