Ministria e Jashtme e Iranit, në deklaratën e saj lidhur me vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, ka dënuar sërish sulmet e SHBA-së dhe Izraelit gjatë bisedimeve diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit për programin bërthamor të Iranit.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha gjithashtu në një deklaratë se rruga e Khameneit “do të vazhdojë”.
Sulmet e fundit ndodhën ndërsa Omani po ndërmjetësonte bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit, me raundin më të fundit të negociatave të mbajtur në Gjenevë më 26 shkurt.
Media shtetërore iraniane kanë konfirmuar se Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në zyrën e tij gjatë sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit, pas raportimeve të mëhershme nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë për vdekjen e tij.
Për udhëheqësin iranian është shpallur një periudhë zie 40-ditore.