BallinaLajmeMinistri i Jashtëm gjerman javën e ardhshme në Ballkan, pritet të vizitojë...

Ministri i Jashtëm gjerman javën e ardhshme në Ballkan, pritet të vizitojë edhe Kosovën

Të ngjajshme

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Pozicioni seksual që disa burra nuk e pëlqejnë

Pas diskutimeve se disa gra nuk e preferojnë pozicionin...

E pazakontë, tifozët shqiptarë mbetën jashtë stadiumit në Varshavë

Na ndajnë dhe disa minuta nga fillimi i ndeshjes...

Osmani mesazh për “Dardanët”: Ta shkruajmë historinë drejt Botërorit 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar para ndeshjes...

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, pritet të vizitojë javën e ardhshme të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të Berlinit për rrugën e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Vizita e tij nis të dielën në Bosnje dhe Hercegovinë, për të vazhduar më pas në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi. Të martën pasdite, më 18 nëntor 2025, Wadephul do të mbërrijë në Kosovë, ku pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me ushtarët gjermanë të KFOR-it.

Turneu do të përmbyllet të mërkurën në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, ky udhëtim është pjesë e angazhimit të Gjermanisë për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian, për të cilën Berlini mbetet i përkushtuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz