back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeMinistri Hyseni kërkon përkrahje për INTERPOL

Ministri Hyseni kërkon përkrahje për INTERPOL

Të ngjajshme

IPK arreston një polic në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të...

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano shtrohet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është shtruar në një...

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni po qëndron për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në Nju Jork do të zhvillojë një varg takimesh të ndara me përfaqësues të përhershëm të disa shteteve në OKB-së.

Në fokus të bisedave dhe takimeve që tashmë kanë filluar është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.

Kësaj radhe ministri Hyseni kryesisht është përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Për këtë qëllim, ai sot ka takuar dhe ka biseduar në takime të veçanta me përfaqësuesen e Përhershme të Belgjikës në OKB, ambasadoren Bendikt Frankinet dhe me ambasadorin e Francës Alexis Lamek.

Edhe Belgjika dhe Franca janë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, organ i cili pritet të shqyrtojë aplikacionin e Kosovës për anëtarësim së shpejti.

Franca aktualisht e mban presidencën e Komitetit Ekzekutiv. Ministri Hyseni e falënderoi në veçanti ambasadorin francez për përkrahjen e fuqishme që i dha anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Në të gjitha këto takime, ministri Hyseni ka elaboruar në hollësi pse Kosova do të duhej të bëhej anëtare e kësaj organizate, duke theksuar se nga ky anëtarësim përfiton edhe Kosova edhe INTERPOL-i.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz