back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaMinistrat Shala e Kumbaro takuan botuesit e librit të Kosovës ...

Ministrat Shala e Kumbaro takuan botuesit e librit të Kosovës

Të ngjajshme

Raportohet për një aksident të rëndë në fshatin Peran, pamje 

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur para pak...

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Duket se është shkruar një kapitull i ri në...

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë u përfshi nga zjarri pasditën e sotme. Incidenti...

Shqiptarja që u përball me vrasësin në Manhatan: Ma drejtoi armën

CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren,...

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi, kanë takuar sot në MKRS drejtuesit e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, të kryesuar nga Daut Demaku, me të cilët diskutuan për të arriturat dhe sfidat që kanë të bëjnë me librin, botimin dhe shpërndarjen e tij.
Dy ministrat theksuan se do të ketë një kujdes të veçantë për aktivitetet që kanë të bëjnë me librin. Ata thanë se do të bëhet ndryshimi i politikave në raport me botimin e qarkullimin e librit, si dhe furnizimin e bibliotekave.
Përkrahja për botimin, blerjen dhe shpërndarjen e tij do të jetë vazhdimisht në rritje edhe në forma të tjera, përmes mbështetjes për organizimin e panaireve dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me librin dhe botimet tjera në përgjithësi, u tha në takim.
Ndërkaq, drejtuesit e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, kanë informuar ministrat Shala e Kumbaro për problemet dhe sfidat me të cilat janë përballen botuesit e librit shqip. Ata theksuan se presin nga shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë të rrisin edhe më shumë mbështetjen për librin në përgjithësi përmes bashkëpunimit të frytshëm në mënyrë që libri të marrë pozitën e merituar në shoqërinë tonë.

 

- Advertisement -

Të Fundit