BallinaLajmeMinistrat e LDK-së mungojnë në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka një përgjigje...

Ministrat e LDK-së mungojnë në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka një përgjigje për ta!

Të ngjajshme

Pa prezencën e ministrave të LDK-së ka filluar mbledhja e Qeverisë në detyrë.

E lidhur me këtë çështje, Kurti tha se ai nuk e di arsyen pse ministrat e LDK-së, nuk morrëm pjesë në mbledhje.

“Nuk e di pse nuk erdhën, nuk besoj që unë duhet të përgjigjem për mospjesëmarrjet e tyre”, tha Kurti.

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin t’i shfuqizojë disa nga venmdimet që kishte ndërmarrë për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar vendimet të cilat më pas u votuan në mbledhjen e Qeverisë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasëve të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”, tha Vitia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz