back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeMini Shengeni ballkanik, pa Kosovën

Mini Shengeni ballkanik, pa Kosovën

Të ngjajshme

Mbi dy dekada në ekran, Luana Vjollca flet për revistën prestigjioze “L’Officiel”

Luana Vjollca ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën...

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Novi Sad të Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin serb, Alexandar Vucic dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Kryeministri Rama mbërrin gjatë drekës në qytetin serb, ku do të pritet fillimisht nga Vucic e më pas do të ketë edhe një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev. Ndëkrohë të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, tha në një intervistë për A2 pak ditë më parë se nuk mung të ketë Mini Shengen ballkanik pa Kosovën. “E them ekskluzivisht për ju që këto gjëra janë diskutuar në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, por unë them se nëse ndodh Mini-Shengeni, atëherë do të jenë të gjitha vendet, pa përjashtim. Edhe po deshi një vend të përjashtojë një vend tjetër, kjo nuk mund të ndodhë. Të jeni të sigurt”, u shpreh ai.(A2)

Të Fundit

Sport

ShowBiz