BallinaSportMilot Rashica para një dileme të madhe!

Milot Rashica para një dileme të madhe!

Milot Rashica nuk mundi të shkojë në Euro 2016, për shkak se trajneri Gianni de Biasi nuk e përfshiu në listën e 23 lojtarëve të Shqipërisë.

Megjithatë, talenti i cili luan me Vitessen në Holandë ka një të ardhme të shkëlqyer përpara dhe është i bindur se do të jetë protagonist në të ardhmen, edhe pse ende nuk e ka të qartë se me cilën kombëtare, pasi tashmë është edhe Kosova pjesë e FIFA-s.

Duke folur për holandezen “Voetbal International”, Rashica shpjegon situatën e tij dhe të lojtarëve kosovarë.

“Ka disa lojtarë në kombëtaren shqiptare që kanë lindur në Kosovë, ashtu si unë. Shqipëria e Kosova janë një, e kemi Shqipërinë në gjak, ashtu si gjithë populli në Kosovë, që ëndërron një ditë një kombëtare të bashkuar. Kur u kualifikuam, të gjithë vërshuan në rrugë, ishte një kulm në historinë e shqiptarëve, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, ku njerëzit qanin nga gëzimi. Edhe Kosova është në Europian, falë Shqipërisë”.

Megjithatë, tema e së ardhmes së futbollistëve kosovarë nuk lë pa prekur edhe Rashicën: “Është një zgjedhje shumë e vështirë. Unë di vetëm që dua të jem në Kupën e Botës në Rusi. Vetëm se është ende çështja se me cilin vend”.