back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeMilot Rashica lutet për Casillasin, që pësoi sulm në zemër

Milot Rashica lutet për Casillasin, që pësoi sulm në zemër

Të ngjajshme

“Jam i përqendruar te Hoffenheimi”, Fisnik Asllani flet për interesin e Barcelonës

Gjigantët katalanas, Barcelona po vazhdojnë kërkimin e tyre për...

Aston Villa e shokon Arsenalin, shënon fitore në minutën e fundit

Në një përballje të ndezur të xhiros së 15-të...

Ballkani kalon nga futbolli në sportin e ”tenisit”

Ballkani po vazhdon me formë fantastike. Tre herë kampioni i...

Prokuroria deklarohet për vdekjen në QKUK të një personi të dyshuar për vrasje

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen...

Arsenalin e morën ‘msysh’, mposhtet nga Aston Villa në fund të ndeshjes

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes Aston Villës dhe...

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica i është bashkuar lutjeve për Iker Casillasin, i cili pësoi sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij Porto të mërkurën në mëngjes.

Klubi portugez njoftoi se gjendja shëndetësore e portierit spanjoll është e mirë dhe stabile dhe se problemi i tij me zemër është rregulluar, shkruan Gazeta Express.

Pasi e mori këtë lajm, Milot Rashica e publikoi një fotografi bashkë me Casillasin në llogarinë e tij në Instagram, bashkangjitur me disa emotikone për të bërë të ditur se po lutet për spanjollin.

Casillas iu nënshtrua një operacioni të vogël, një kateterizimi kardiak, menjëherë pasi u pranua në spital. Pasi gjendja ishte qetësuar dhe procedurat mjekësore ndaj tij ishin kryer, 37-vjeçari u kishte shkruar miqve më të afërt, duke u thënë shkurt: “Jam mirë”.

Casillas do t’i mbushë 38 vjet këtë muaj dhe ka qenë pjesë e Portos që prej vitit 2015 dhe sapo e ka rinovuar kontratën me klubin portugez për një sezon, me opsion për të paktën edhe një vit tjetër.

Në anën tjetër, edhe futbollisti kosovar, Milot Rashica, u detyrua të trajtohet nga stafi mjekësor dje, pasi e përfundoi para kohe seancën stërvitore për shkak të dhimbjeve që ndiente. Sipas mediave gjermane, ai kishte probleme në gjoks, me ç’rast u desh të transportohej me mini-veturë të golfit.

“Miloti është lënduar gjatë ngrohjes, por për momentin nuk mund të them diçka më shumë. Por, nuk është diçka serioze”, është shprehur trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz