back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeMiliarda euro investime, por emrat e investitorëve nuk dihen

Miliarda euro investime, por emrat e investitorëve nuk dihen

Të ngjajshme

Prizren: Digjen shtëpi, toka e vetura në lagjen “Jeta e Re”

Vendi gjithandej është duke u përballur me vatra të...

Skenderaj, ekipa e emergjencës shpëton jetën e një fëmije 2-vjeçar ( FOTO)

Skenderaj, 26 Korrik 2025 – Një ndërhyrje e shpejtë...

Zjarr në fshatin Abri të Komunës së Skenderajt

Sot gjatë ditës, një zjarr ka përfshirë fshatin Abri...

Kosova e ka Ligjin për Investime Strategjike, që i mbron investitorët potencialë dhe iu jep garanci, po ashtu janë nënshkruar memorandume me shumë shtete të BE-së dhe këto memorandume luajnë rol të rëndësishëm në fushën e investimeve të mundshme, të cilat japin garanci investitorëve që të ndihen komod në Kosovë, pati  deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me 57 vota për, 14 kundër dhe 11 abstenime Kuvendi i Kosovës miratoi në tetor 2016 Projektligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij ligji për Investimet Strategjike, parashihen investime në 8 sektorë strategjik, Energji me infrastrukturë dhe miniera,Transport dhe telekomunikacion, Turizëm, Industri përpunuese, Bujqësi dhe industri ushqimore, Shëndetësi, Parqe industriale dhe teknologjike, Administrim i ujërave të zeza dhe mbeturinave, shkruan SyriKosova.

Që nga fillimi i implementimit të këtij ligji në Kosovë, kanë aplikuar disa subjekte për statusin e investitorit strategjik.

Në një përgjigje për “SyriKosova”, Nol Buzhala nga ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka konfirmuar se janë 13 subjekte të cilat kanë aplikuar, për të marrë statusin e investitorit strategjik, dhe jane duke i trajtuar të gjitha aplikimet.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve(KIESA) është duke trajtuar aplikimet sipas Udhëzim Administrativ (QRK) Nr. 15/2018 për mënyrën dhe metodat e verifikimit të përmbushjes së kritereve për përcaktimin e statusit të investitorit strategjik, në të cilin janë të përcaktuara kriteret dhe kushtet për dorëzimin dhe përmbushjen e kritereve për aplikuesit për t’i përcjell në procedurat e mëtutjeshme në komisionin ndër Ministror për Investime Strategjike” shton Buzhala.

Në pyetjen e drejtuar nga “SyriKosova”,se cilat janë ato kompani të cilat kanë shprehur interesim për investime strategjike në Kosovë, Buzhala, konfirmon se duke pasur parasysh se procesi i aplikimit është në fazën teknike të përmbushje së kritereve dhe nevojitet ruajta e të dhënave dhe në këtë periudhë nuk kanë mundësi që të publikojnë emrat e subjekteve aplikuese deri në procesin e dhënies se statusit të investitorit strategjik.

Sipas Buzhalës, pjesa më e madhe e investitorëve të interesuar është në sektorin e energjisë me infrastrukturë dhe miniera, ku janë gjithsej dhjetë investitorë të interesuar, në Turizëm janë dy investitorë dhe në Transport dhe telekomunikacion është një i interesuar të cilët janë ende në fazën teknike të përmbushjes së kritereve, përfundon Buzhala./D.G

- Advertisement -

Të Fundit