BallinaLajmeMilazim Krasniqi: Kush i beson Edi Ramës, vërtet është gomar

Milazim Krasniqi: Kush i beson Edi Ramës, vërtet është gomar

Të ngjajshme

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, shpreh mosbesimin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deklaratave të bëra pas mbledhjes së qeverive në Pejë. Krasniqi thotë se “kush i beson Edi Ramës, thënë figurativisht, vërtet është gomar.”
Krasniqi e akuzon Ramën se po çon përpara idenë e Aleksandar Vuçiçit, president i Serbisë, që parashikon shkëputjen e veriut të Kosovës dhe pjesa tjetër t’i bashkohet Shqipërisë, por jo si shtet sovran.
Sipas gazetarit, Edi Rama duhet të deklarojë zyrtarisht nëse kërkon bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, me kufijtë aktual, në të kundërt duhet të ndërpresë diversionin.

Reagimi i plotë i Milazim Krasniqit:
KUSH I BESON EDI RAMËS, THËNË FIGURATIVISHT, VËRTET ËSHTË GOMAR

Takimi i sotëm i dy qeverive në Pejë, i ka shërbyer Edi Ramës si rast ideal, që ta shtyejë përpara idenë e Vuçiqit për “ kufizimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve”, duke e zhbërë krejtësisht Kosovën si shtet. Sipas projektit të Vuçiqit veriu, deri në Urën e Ibrit, i amputohet Kosovës dhe i aneksohet Serbisë. Pjesa që mbetet, sipas atij plani, lihet që asocohet diqysh me Shqipërinë, si njëfarë entiteti, por jo si shtet sovran. (Loja e Edi Rames me bashkimin doganor është në këtë funksion, për të na hedhur hi syve.) Prandaj, nuk mjafton vetëm kundërshtimi i sotëm i shprehur nga kryeministri Haradinaj. Politika diversioniste e Ramës kundër pavarësisë së Kosovës, e cila po paketohet si gjoja politikë e bashkimit kombëtar, duhet të denoncohet. Duhet të kërkohet që paraprakisht qeveria e Shqipërisë të dalë me deklaratë zyrtare se nëse aspiron bashkimin me Kosovën, kjo duhet të realizohet në kufijtë e tashëm që Kosova i ka. Nëse e shpall Shqipëria zyrtarisht këtë zotim, atëherë jemi në rregull me procesin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të pavarura, që mund të formojnë një federatë a asociacion të përbashkët shtetëror. Por, nëse nuk pranohet kjo, Rama do të duhej të bllokohej, pra të mos i lejohet të flasë në emër të Kosovës, me termat e tij hileqartë, të akorduar me Vuçiqin e mbase edhe me Institutin ‘Lindje Perëndim” të Kameron Manterit, me Sorosin dhe me Llavrovin. Nëse nga qeveria e Kosovës nuk bëhet kjo gjë e domosdoshme, Rama do ta vazhdojë diversionin. Shenjat janë se Rama është pjesë e ekipit, që po punon për zhbërjen e Kosovës si shtet. Kushdo që ka dyshime për qëllimet e errëta të Ramës kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane, thënë figurativisht, vërtet është gomar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz