back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasMilani viziton Feronikelin, zbulohet edhe arsyeja

Milani viziton Feronikelin, zbulohet edhe arsyeja

Të ngjajshme

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...

Sot në Drenas në ambientet e klubit KF Feronikelit kanë qëndruar menaxherët e akademisë së klubit të madh italian, Milan.

Menaxherët e akademisë “Milan Junior Camp”, Stefano Falghera dhe Massimiliano Sopranzi vizituan klubin tonë për qëllim bashkëpunimi në mes akademisë së futollit “Milan Junior Camp” dhe shkollës së futbollit KF Feronikeli.

Për këtë vizitë bërë Feronikelit, foli menaxheri gjeneral Stefano Falghera: “A.C Milan është për herë të parë në Kosovë, e them këtë së kam ndëgjuar se edhe me parë në emër të Milanit ka folur dikush këtu në Kosovë. Nuk jemi rastësisht këtu në Drenas në klubin tuaj, ardhja jonë këtu vjen pas sygjerimeve që morrem për një klub serioz dhe mirë i organizuar”.

”Qëllimi i kësaj vizitë ka të bëj me mundësinë e bashkëpunimit mes akademisë tonë “Milan Junior Camp” dhe akademisë KF Feronikeli”.

Nga ana tjetër presidenti i klubit z.Ekrem Elshani falenderoi për vizitën dhe zgjedhjen e KF Feronikelit nga ana e klubit të madh italian për bashkëpunim dhe ndër të tejra Elshani tha: “Për klubin e Feronikelit është nder dhe previlegj që një klub i madh e me traditë siç është Milani të na vizitojë dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim”.

Dy palet u dakorduan që të shqyrtojnë mundesitë e bashkëpunimit në mes të dy klubeve. /Sportali.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz