BallinaRegjionaleDrenasMilaim Zeka thotë se Drenasi është Komuna ma zibidi

Milaim Zeka thotë se Drenasi është Komuna ma zibidi

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Gazetari i njohur nga Drenica, Milaim Zeka, ka uruar për qytetarët e Drenasit një fushatë të qetë.

Përmes një postimi në facebook, gazetari Zeka ka shprehur dëshirën që Drenasi, si komuna më e varfër në Kosovës, apo më zibidi sic e quan ai në shprehjen popullore, të qeveriset nga një kryetar i drejt dhe i guximshëm, kryetar që përdor bunduzherin për të rrëzuar ndërtime pa leje, ndërtime të cilat janë bë nga njerëzit që thirren në vlera të luftës, në ideale e në vuajtje të popullit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Milam Zekës

Drenices i uroje fushate te qete

Tani, pothuajse, ka filluar fushata zgjedhore ne komunen e Drenasit. Komuna me e varfer e Kosoves. Komuna ma zibidi, mu shprehe popullorqe.

Deshiroje ta shohe nje kryetar rroqkaman, te drejte, te forte, jo hajne, dhe mbi te gjitha i guximshem. Njeri qe perdore parane publike per interesin e qytetareve. Njeri qe perdore bunduzherin me rrezu ndertime pa leje, ku vetem ne Komoran, do te kete nja dy muaj pune, ndertime te cilat i kane bere koqabashat e PDK se, ata qe jane thirre ne lufte, ne ideale, e ne vuajtje te popullit te kesaj ane.

Deshiroje ta shohe nje kryetar i cili beson para se ne Zot, ne ligj, dhe ne ndershmeri. ne nje kryetar qe nuk blehet nga dy sponzorime te Feronikelit, apo te nje kompanie qe i dergon nje frigorifer, nje telezivor, apo nje pakete me kondoma falas.

Deshiroje ta shohe nje kryetar qe e din se sa shume ka vuajtur ai popull, e sa shume jane tall me te lideret e pasluftes. Te gjithe bashke.

Deshiroje qe kete qyteze, te mos e shoh me si nje lagje te Afganistanit, cfare eshte sot, po si nje fshat evropian te pakten!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz