Sa shume ka vdekur gjitheçka ne kete vend
Dikur, ne vitin 1989, minatoret e Trepçes, te ngujuar ne zgafellat e tyre, 1200 metra nen dhe, kishin guximin te deklaronin: “Pa dhane doreheqeje Sllobodan Millosheviqi, Hysamedin Azemi, Rrahman Morina, dhe pa na i njofte te drejtate e barabarta me popujte e tjere te ish Jugosllavise, ne nuk dalim nga zgafellat”!
Sot, Kryetari I Kuvendit, Kadri Veseli, do ta vizitoje Qendren Klinike Univerzitare. A do te kete naj bir nane qe del e ja thote te verteten per kete vend krimi ne Kosove?! A do kete ndonje mantelbardhe qe do dal ta pres, qe t i thote se ne ate vend vriten pacientet, infektohen, traumatizohen, vdesin, per shkak se ai gjitheçka eshte, vetem spital jo?!
Ndoshta edhe vizita e sotit kalon me zgerdhireje, me rrena, me nje grushte gazetaresh te derguar nga bosat e tyre, qe gjithe naten kane pi vere me bosin e tyre, pra me Kadri Veselin, ne vend qe te futen neper koridoret e reparteve, neper dhoma me te semure, neper raftat bosh nga barna e xhilperat!
Ne kete vend ka kohe qe ka vdekur etika, morali, njerezilleku, guximi…
Ne kete vend ka vdekur bash gjitheçka!!!