back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka: SHIK'u e krijoi Vetëvendosjen

Milaim Zeka: SHIK’u e krijoi Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

azetari Milaim Zeka, pas etiketimit që ia ka bërë zëdhënësi i VV’së, Frashër Krasniqi, se ai është agjent i SHIK’ut, ky i fundit ka reaguar. Zeka ka shkruar se Lëvizjen Vetëvendosje e ka krijuar Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), siç thotë ai, për ta dobësuar LDK’në.

Milaim Zeka po ashtu ka shkruar se krerët e VV’së janë në kontakt të vazhdueshëm me BIA’në serbe dhe disa pjesëtarë të saj janë pjesë e ISIS’it.

Lexoni reagimin e Milaim Zekës:

Rreth etiketimit nga Frasher Krasniqi i VV

Para dy ditesh, bera nje shkrim rreth polemikave te Dardan Molliqajt me Jakup Krasniqin. Asnje fjale te keqe nuk e thash per te. As akuza nuk bera. Tregova vetem nje te vertete, ku thash qe Dardani, pra vet ai, i ka keqeperdorur fondet e grumbulluara per VV nga Diaspora. Thash qe Dardani, permes nje Beses, edhe nje kuriri tjeter, kane futur ne Kosove, qindramijera euro, me cka ka shkelur ligjet e vendit, dhe ka hyre ne listen e grupeve mafioze te Kosoves. Dardanit nuk i thash as agjent i ShIK-ut, as i UDB es. Fill pas kesaj, doli saxofoni i VV, Frasher Zhapini, edhe tha qe ” eshte aktivizuar agjenti i ShIK ut, Milaim Zeka”! E para, do ta ndieja per krenari e do ta pranoja, sikur kjo gje te ishte e vertete. Pse jo, kur ne postet me te larta te shtetit kemi pasur dhe kemi ish agjent te Sherbimit Sekret Jugosllav! Pse te mos e pranoja kur krer te VV kane planifikuar te vrasin figura te ndritura te Kombit Shqiptar! Pse te mos e pranoj kur kam fakte, qe VV fillestare eshte krijuar nga ShIK-u, vetem per ta dobesuar LDK! Pse te mos e pranoja, kur krere te kesaj Levizje jane ne kontakt me BIA n serbe! Pse te mos e pranoja kur, pjesetare kryesore te kesaj Levizje jane pjese e ISIS-it, dhe rrjeteve te trafikimit te armeve dhe droges! Prandaj, kur nje zhapin si saxofoni i VV, me akuzon per agjent te ShIK ut, ndoshta dikur ja ka shitur keto perralla edhe Jakup Krasniqit, edhe Ramush Haradinajt, po qytetaret nuk besojne ma sikur ne kohen e Ali Bungut!!! Une nuk them per Saxofonin, as per Dardanin, qe ishin te derguarit e Shikut ne VV, por them qe kam shume fakte per keqeperdorimin e fondeve. Mem qujte Saxofoni i VV agjent i SHIkut, eshte njesoj sikur ISISat me sha Nene Terezen, Skenderbeun, apo heronjte e tjere, qe nuk kane qene te besimit mysliman!!!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz