BallinaLajmeMilaim Zeka qanë në emision derisa rrëfen historinë e 16 vjeçares shqiptare...

Milaim Zeka qanë në emision derisa rrëfen historinë e 16 vjeçares shqiptare të dhunuar nga serbë dhe shqiptarë

Të ngjajshme

Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

Lehtësimi që krijoi shpallja e një armëpushimi midis SHBA...

PSG fiton pastër në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit

PSG ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen...

Haliti: Presidenti duhet të bëhet me ujdi të pozitës dhe opozitës

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Presidenti...

Izraeli kryen sulme të ashpra në Liban

Zyrtarët në Liban thanë dhe dhjetëra persona janë vrarë...

Aktorja shfaq linjat perfekte me bikini gjatë pushimeve

Priyanka Chopra ka treguar format e saj të mrekullueshme...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish gazetari, Milaim Zeka, sonte mes lotësh po shpalos historinë e një vajze shqiptare 16 vjeçare e cila është dhunuar seksualisht 20 vjet më parë.

Zeka i cili e ka intervistuar vajzën e cila më pas i ishte bashkuar UÇK-së, ka thënë se dhunimi i asaj dhe 12 vajzave të tjera kishte ndodhur në maj të vitit 1999 në Beleg të Deçanit, njofton Klan Kosova.

“Ka qenë në togut nën komandën e Hysen Berishës. Pasi është përdhunuar, shoqja e saj ka vazhduar rrugën për në Tiranë, ndërsa kjo ka vendos të vijë në luftë. Ka thëne se ‘dua të bëhem shkrimtare’, kur i kam thënë a do të më thërrasësh në dasëm më ka thënë se ‘kurrë s’do të martohem’. I ka ardh sikur me therr thikë”, është shprehur Zeka në Zona B.

“Vajzat i kanë mbledh në Beleg të Deçanit – nuk do të thotë se janë të gjitha nga Belegu. Ajo ka thënë se i kanë futur në një shtallë, gratë dhe vajzat i kanë ndarë kurse burrat i kanë lidhur në livadh. Ajo ka thënë se nënat e tyre i kanë mbuluar me pleh kafshësh kur i kanë parë se po vinë t’i marrin vajzat”.

“Vllaun e saj e kanë lidhë e rreh dhe e kanë përdhunuar në sytë e vëllait. Gjoksin ia kanë djeg me cigare. Fundi i jetës së saj ka qenë ajo. Pushkën e ka marrë sepse ka thënë “dua të zbrazëm”. Ka qenë luftëtare dhe ka thënë se “dua të hakmerrem””.

Zeka ka thënë se komandantët e Koshares nuk kanë treguar përkujdesje për vajzën e dhunuar, ndërsa në dhunimin e saj ka thënë se përveç serbëve kanë marrë pjesë edhe dy shqiptarë – emrat e të cilëve ajo i thotë vet në intervistën e dhënë për Zekën 20 vjet më parë.

“Kam informacion se ka bërë vetëvrasje. Dhashtë Zoti nuk është e vërtetë. Ajo i përmend me emra përdhunuesit dhe ne mesin e tyre janë dy shqiptarë. Këto institucione të cilat e kanë ndërtuar Republikën e Burdushit kurrë s’janë marrë, asnjë prokuror”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz