Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se shumë shpejt do të krijojë një parti të re, emrin e së cilës nuk e bëri publik, por që tha se është veçse i vendosur dhe këtë e ka bërë me ndihmën e miqve të tij në: Evropë, Amerikë, Kanadë e Australi.
Zeka tha që në partinë e tij nuk është kriter shkolla, por ndershmëria.
“Në partinë tonë nuk është kriter shkolla, por ndershmëria. Krejt janë bë doktorë të shkencave, intelektualë, nuk mundesh me kanë doktor shkence, e intelektual kur ti vjedhë pasurinë e popullit tënd. Kështu që kriteri bazë, do të jetë ndershmëria”, tha ai, për RTV21.














