Milaim Zeka paralajmëron përgjimin: Agjenti i rremë i CIA-s ishte shok klase i Thaçit – punonte për Serbinë
dp

Lexo edheMASHT-i po finalizon përgatitjet për testin e arritshmërisë, afro 50 mijë euro për kompaninë transportuese

Gazetari Milaim Zeka ka paralajmëruar publikimin e një përgjimi, i cili, sipas tij, ka lidhje direkte me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Gjykatën Speciale në Hagë.
“Janë bisedat, dmth… mes kryeprokurorit që merret me rastin e Hashim Thaçit, Alan Tieger, dhe një dëshmitari, i cili tregon se si është përgatitur paraprakisht për të dhënë dëshmi në Hagë në tetor të vitit 2020”, thotë Zeka për Indeksonline.
Por, sipas tij, ky dëshmitar nuk ka qenë asnjëherë, as edhe një ditë të vetme në Kosovë gjatë luftës, dhe dëshmia e tij është përgatitur artificialisht.

Lexo edheMASHT-i po finalizon përgatitjet për testin e arritshmërisë, afro 50 mijë euro për kompaninë transportuese
“…një njeri që është paraqitur si agjent i CIA-s amerikane, me pseudonimin ‘Floriani’. Ai është një agjent i BIA-s serbe”, Milaim Zeka parlajmëron publikimin e përgjimeve që lidhen me Thaçin dhe Gjykatën Speciale.