BallinaLajmeMilaim Zeka komenton kandidaturën e Bekim Jasharit në Skenderaj

Milaim Zeka komenton kandidaturën e Bekim Jasharit në Skenderaj

Të ngjajshme

LDK-ja thërret konferencë për shtyp, kjo është arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se do të mbajë...

Komuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione për trajtime mjekësore

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë,...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka folur për kandidimin e Bekim Jasharit, pinjoll i familjes Jashari, për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Zeka e ka vlerësuar kandidimin e Jasharit në Skenderaj si një nokaut të madh për Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas Zekës, kandidimi i Jasharit po ashtu përbën leksion për Lëvizjen Vetëvendosje, duke i treguar asaj që, sipas tij, zhgënjimi është aq i madh në politikën 16-vjeçare, sa që falë këtij zhgënjimi është rritur VV.

Ky është shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Kandidimi i Bekim Jasharit ne Skenderaj – nokaut i madh per PDK-ne
Lajmi se Bekim Jashari do i futet gares per kryetar te Skenderajt, ka qene nga lajmet me te mira te ketije viti. Ata qe e kane njohur Hamez Jasharin, e dine fare mire se ai ka qene intelektual i madh, artist dhe strateg i madh. Ai ka qene vizionar i lirise te Kosoves. Tallja e tije me “akademiket e Kosoves” eshte pertej çdo diplome, dhe titulli akademik!
Bekimi eshte i ngjashem. Une nuk e mbeshtes pse eshte djali i Hamzes, po pse eshte i mençur, dhe qe din me qu ate vend perpara. Populli yne nuk ka thene kot: Dardha pike nen dardhe!
Garimi i Bekim Jasharit, ne njeren ane i ka dhene nokaut PDK-se, ne anen tjeter i ka dhene nje leksion VV, duke i treguar qe zhgenjimi eshte aqe i madh ne politiken 16 vjeçare, sa qe fal ketij zhgenjimi, u rrite VV.
Fitili i Lirise te Kosoves u ndez ne Prekaz. Era e demokracise te Kosoves filloi ne Drenice vitin e kaluar, ndersa tani po ndertohen themelet.
Skenderaj do ta kete nje kryetar qe i duhet!

Megjithëse nuk është konfirmuar nga vet Jashari, dje është raportuar se ai do të kandidojë për Kryetar të Komunës së Skenderajit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Gazeta Express mëson se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të garojë fare në zgjedhjet komunale në Skenderaj dhe do ta mbështesë Jasharin në garën për ta drejtuar këtë qytet.

Gazeta merr vesh se kreu i PDK’së, Kadri Veseli, ka takuar sot gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Hamëz Jasharit, të cilit ia ka ofruar mbështetjen e subjektit të tij. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz