back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka i kundërpërgjigjet Fisnik Ismajlit: I ka ardhë shanca secilit me...

Milaim Zeka i kundërpërgjigjet Fisnik Ismajlit: I ka ardhë shanca secilit me rrejt

Të ngjajshme

Aida u jep ndjekësve lajmin e papritur

Këngëtarja e njohur Aida Doci ka njoftuar ndjekësit se...

Ahmeti: Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi, që është AKI-ja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e...

​Komisioni i BE-së raporton TikTok dhe Meta për shkelje paraprake të rregullave

Komisioni Evropian të premten paraprakisht i gjeti TikTok dhe...

Kosova shtyn zbatimin e rreptë të Ligjit për të huajt dhe për Automjete

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shtyrë...

Deputeti i Nimsës për Kosovën, Milaim Zeka ka reagur ndaj deklaratave të deputetit të PSD-së, Fisnik Ismajli i cili tha se ish- gazetari i fotografonte pa leje duke ua rrezikuar edhe familjet.

Milazim Zeka në një deklaratë për Gazeta Blic ka theksuar se Ismajli është paranojik.

Ai tha se tash çdo kujt i ka ardhë shanca siç u shpreh me rrejt.

“Nuk kam komente për njerëz paranoik, që vuajnë psiqikisht nga teoritë e konspiracionit. Fisniku në çdo dytën fjalë e demanton veten. Tash i ka ardhë shanca çdo kujt me rrejt për luftë. Jam krenar me të kaluarën time, lufta ka qenë detyrim.
Prej ditës kur është vra Adem Jashari, ose ke pas me vdekë me uniformë, ose në pizhame. Kam respekt për të dëshmuarit kundër Serbisë, para marsit 1998”, tha Zeka për Gazeta Blic.

Ismajli në RTV Dukagjini ka theksuar se as Milaim Zeka e as Nasim Haradinaj nuk e kanë pasur idenë se çka kam bërë në luftë.

“Është fakt që kam mbush bateri. Por kjo nuk ishte detyra ime kryesore. Duke njohur nivelin intelektual të dyve [Nasim Haradinaj e Milaim Zeka], e kuptoj që ata nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë kanë qenë detyrat e mia aty”, ka theksuar ai.

Ai ka theksuar se “jam fotografuar pa dëshirën time, pasi askush nuk është lejuar të futet në dhomën ku kam operuar pasi ishte punë konfidenciale…Milaim Zeka ka ardhur aty me një direktivë nga lartë. Atij i kanë lejuar të bëj çka të dëshiron”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz