back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka- gruas së tij: M’ke pasë taksirat, je më e mençme...

Milaim Zeka- gruas së tij: M’ke pasë taksirat, je më e mençme se unë, por me u martu në Obri nuk o bash normale

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

Deputeti Milaim Zeka sot prezantoi Partinë Euroatlantike të Kosovës ku kritikoi lidershipin aktual, por shpalosi edhe vizionin e PEK-ut duke premtuar se do të bëjë të kundërtën asaj çfarë ishte bërë deri më sot.

Në fund të fjalimit të tij, ai nuk harroi të falënderonte familjen e tij, ndërsa u emocionua kur foli për gruan. Ai është i martuar me Edlira Qefalija me të cilën ka edhe dy vajza.

Zeka i tha gruas së tij se “e kishte për taksirat” dhe e falënderoi për dy vajzat.

“Faleminderit familja ime, faleminderit të gjithë juve, faleminderit grua e dashur që me hy njeriu në politikë qishtu duhesh mem harru që me ke burrë. Por, më ke pas taksirat. E mençme je, ma e mençme se unë, por bash e mençme s’del prej Tirane mu martu në Obri nuk o bash normale. Por, martesat janë aksident. Faleminderit për vajzat që mi ke dhuru. Faleminderit të gjithë juve”, përfundoi mes emocionohesh dhe duartrokitjeve të të pranishmëve fjalimin Zeka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz