Milaim Zeka: Gruaja e një lideri i ka futur 1 milion euro ne Kosovë për të shkaktuar trazira
03

Lexo edhe120 kosovarë kthehen sot nga Turqia, do të vendosen në Qendrën e Studentëve

Ish’deputeti Milaim Zeka ka deklaruar se rreth kryeministrit në detyrë të Kosovës, janë mbledhur disa persona me të kaluar kriminale. Zeka ka paralajmëruar se gruaja e një lideri në vend ka futur 1 milion euro në Kosovë, që do të përdoren për të shkaktuar trazira, raporton Express.
Ai ka shkruar në Facebook se disa të afërm në rrethin e parë politik të Kurtit kanë zhvilluar veprimtari kriminale, duke u përfshirë në terrorizëm, drogë e prostitucion.
Zeka thotë se këshilltarë të Kurtit po orkestrojnë një fushatë të çmendur ndaj mendimin ndryshe.
Ish’deputeti ka akuzuar nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e LVV’së, Arbërie Nagavcin për të cilën thotë se ishte marrë me shit blerje të diplomave.

Lexo edhe120 kosovarë kthehen sot nga Turqia, do të vendosen në Qendrën e Studentëve
Ai shton se sipas disa burimeve ka informacione se përmes gruas së një lideri pak ditë më parë janë futur në Kosovë 1 milion euro që do të shërbejnë për shkaktimin e trazirave./Express/