Kandidatja për deputete e PDK-së, Ganimete Musliu (12), është mirëpritur ngrohtësisht nga shumë biznese të suksesshme vendore, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fuqishme mes politikës zhvillimore dhe sektorit privat në Kosovë, shkruan Drenica Press.
Gjatë këtyre takimeve, Musliu theksoi se bizneset vendore janë motori kryesor i ekonomisë sonë dhe burimi më i madh i vendeve të reja të punës. Ajo veçoi si shembull konkret RC Cola, me rreth 190 të punësuar, si dëshmi e gjallë se kur bizneset mbështeten, Kosova punon dhe prodhon.

Megjithatë, Musliu ngriti shqetësimin për sfidat serioze me të cilat po përballen sot bizneset, veçanërisht rritjen e kostos së energjisë, e cila po rrezikon investimet dhe vendet e punës. Sipas saj, këto sfida kërkojnë veprime të menjëhershme dhe politika të qarta zhvillimore.
“Kosovës i duhet një udhëheqje që i kupton dhe i mbështet realisht bizneset, që krijojnë vende pune dhe garantojnë siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm,” u shpreh Musliu.
Me vizion të qartë dhe fokus në ekonominë reale, ajo ritheksoi përkushtimin për një Kosovë që punon dhe ecën përpara.
BASHKË. PËRPARA.
#PDK130
#BedriHamza1 ✅
#GanimeteMusliu12 ✅