“Mik”, “s’është pak të jetë zëvendës i imi”, Gashi thotë se Kurti e talli Abdixhikun: Ka qëllim ta nxisë LDK’në…
dp

Lexo edhe“Shkelësit e Kushtetutës” – largohen pankartat e RDK-së nga dyert e Kuvendit

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, tha se komentet e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi LDK’ja mori vendim të qëndronte në opozitë për kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, ishin tallëse.
Gashi tha se këto komente nuk janë as miqësi e as respekt.
“Çfarë mekanizmi të besimit kemi përveç fjalës, të cilën ai nuk e mban? Edhe pasi del prej takimit, ai del e tallet. Thotë: miku im, nuk ishte pak për të që të bëhej zëvendësi im. Kjo është tallje nuk është miqësi, nuk është respekt. Është disrespektim i atij personi”.
Gashi tha gjithashtu se Kurti përmes këtyre deklaratave synon “të nxisë LDK’në të reagojë negativisht”.

Lexo edhe“Shkelësit e Kushtetutës” – largohen pankartat e RDK-së nga dyert e Kuvendit
Në një deklarim për media dje, Kurti iu referua si “mik” Abdixhiku derisa po komentonte qëndrimin e ri që mori LDK për të mbetur në opozitë dhe për të hequr dorë nga çdo post në Presidencë, Kuvend e Qeveri.
Aty Kurti tha se s’ka qenë pak për Abdixhikun që të jetë zëvendës i tij dhe as s’ka qenë pak që LDK të kishte kryeparlamentarin./Express/