Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMijëra njerëz protestojnë kundër migrantëve në Poloni

Mijëra njerëz protestojnë kundër migrantëve në Poloni

Të ngjajshme

Përmes tenorit Rame Lahaj, kënga shqipe jehon në Rusi

Tenori me origjinë nga Kosova, Rame Lahaj, ka ndarë...

Vdes mjekja e Psikiatrisë, Nazife Hulaj

Ka ndërruar jetë mjekja e Psikiatrisë dhe shefja e...

R&Rukolli Holding zgjerohet me linja të reja prodhimi përtej bylmetit

Pas suksesit të markës së mirënjohur të produkteve të...

Rikonfirmohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet ushtrive Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë...

Në të gjithë Poloninë, mijëra njerëz dolën në rrugë kundër migrantëve, të organizuar nga partia populiste e djathtë Konfederacja. Kjo parti polarizon me slogane radikale dhe po fiton gjithnjë e më shumë ndikim.

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në Varshavë dhe 80 qytete të tjera polake për të protestuar kundër pritjes së migrantëve. Manifestimi u organizua nga partia populiste e krahut të djathtë dhe, pjesërisht, partia parlamentare e ekstremit të djathtë Konfederacja, e cila është e njohur prej vitesh për retorikën e saj kundër migrantëve, anti-evropiane dhe homofobike.

Protestuesit brohoritën slogane të tilla si “Jo migrimit!” dhe “Jo pushtimit nga emigrantët!” Pankartat mbanin mesazhe të tilla si “Ja Polonia” dhe “Polonia për polakët”. Në disa qytete, pjesëmarrësit shfaqën gjithashtu simbole antimyslimane, u panë edhe disa simbole antisemite.

Edhe kundër-demonstrata u zhvilluan në qytete më të mëdha, disa nën sloganin “Ndal fashizmin!” Policia i tha agjencisë së lajmeve PAP se shumica e demonstratave ishin paqësore. Megjithatë, në Varshavë, ndodhi një incident kur huliganët e ekstremit të djathtë të klubit të futbollit Legia Varshavë sulmuan një grup kundër-demonstruesish. Sipas portalit online të transmetuesit publik TVP Info, policia ndërhyri.

Megjithatë, pamjet televizive treguan gjithashtu një grua të moshuar të njohur si aktiviste antifashiste që po e arrestonin. Thuhet se ajo ishte afruar shumë pranë demonstratës.

Konfederacja në ngritje

Partia Konfederacja përfaqësohet si në parlamentin polak, Sejm dhe në Parlamentin Evropian. Kandidatja e saj doli në vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2025. Me retorikë të ashpër kundër të huajve, pakicave dhe Bashkimit Evropian, ajo po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga portali i lajmeve Onet.pl, më shumë se 30% e të anketuarve mbështesin që Konfederacja të jetë pjesë e qeverisë në të ardhmen./ DW

- Advertisement -

Të Fundit