Analisti dhe pronari i një televizioni lokal, Migjen Kelmendi [harruam të themi se është edhe vokalist i grupit Gjurmët] i ka bërë një pyetje mjaft të ‘rëndë’ presidentit Thaçi në Televizionin Publik, transmeton Periskopi.
Ai e ka pyetur presidentin e vendit: “Qysh je me gjumë?” Thaçi nuk është përgigjur në pyetjen në fjalë, duke qenë se nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për opinionin publik.
Thaçi vazhdon të promovojë idenë kundërthënëse të “korrigjimit të kufijve” me Serbinë, si pjesë të marrëveshjes përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje veçse ka paralajmëruar protesta masive paqësore në kundërshtim të kësaj ideje me parullën “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. /Periskopi