back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeMiftaraj reagon ndaj publikimit të punimit të Dimal Bashës: Kuku Dimal kryetari!...

Miftaraj reagon ndaj publikimit të punimit të Dimal Bashës: Kuku Dimal kryetari! Pse kundër UÇK?

Të ngjajshme

Reagimet lidhur me punimin e vitit 2012 të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili, sipas kritikëve, përmban deklarata denigruese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk po ndalen.

Së fundmi ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili në një postim në profilin e tij në Facebook ka shprehur indinjatën e thellë për përmbajtjen e pretenduar të punimit të Bashës, raporton lajmi.net

“Kuku Dimal kryetari! Po pse kundër UÇK? Pse këta skenar të poshtër kundër vlerës më të madhe që ka pas shqiptaria?”, shkroi Miftaraj.

Ai gjithashtu ka ironizuar me faktin se Basha në të kaluarën ka mbajtur qëndrime të theksuara për patriotizëm, duke shtuar:

“Ani ky na mbante moral për patriotizëm. Ec e besoju tash këtyre patriotave me bateria?”

Miftaraj ka kërkuar reagim edhe nga kryeministri Albin Kurti, duke e pyetur nëse ndjen përgjegjësi për përmbajtjen e atij punimi.

“Albin a je krenar? A e ndien veten përgjegjës?”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, Miftaraj ka shprehur shpresën që përmbajtja e punimit të mos jetë e saktë apo e vërtetë:

“Le të shpresojmë se ka ndonjë gabim ose të lutemi se nuk është i vërtetë punimi ‘shkencor’ i Dimalit.”

Postimi i tij i plotë:

Kuku Dimal kryetari!
Po pse kundër UÇK?
Pse këta skenar të poshtër kundër vlerës më të madhe qe ka pas shqiptaria?
Ani ky na mbante moral per patriotizëm. Ec e besoju tash ketyre patriotave me bateria?
Albin a je krenar? A e ndien veten përgjegjês?
P.S. Le te shpresojme se ka ndonje gabim ose te lutemi se nuk eshte i vertete punimi “shkencor” I Dimalit./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz