Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD) ka reaguar lidhur me shpenzimet e Kosovës për energji elektrike gjatë dhjetë viteve të fundit.
Sipas tij, nga viti 2015 deri në nëntor 2025, vendi ka blerë energji elektrike me vlerë 1.11 miliard euro, ku 840 milion euro janë shpenzuar vetëm nga janari 2021 deri në nëntor 2025, ndërsa 270 milion euro për periudhën 2015-2020.
Miftaraj vë në dukje se që nga viti 2021, këshilltarët dhe njerëzit e afërt me kryeministrin Albin Kurti kanë hapur biznese të përfshira në tregtimin e energjisë elektrike.
Ai thekson se kjo situatë mund të shpjegojë mbrojtjen e hapur nga qeveria ndaj biznesmenit Nagip Krasniqi dhe sulmet ndaj prokurorisë, e cila kishte guximin të hetonte dhe të ngrinte dy aktakuza për korrupsion në sektorin e energjisë elektrike.
Postimi i plotë: