back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeMiftaraj ironizon me VV: Kur të propozohet Nagavci kanë me arsyetu si...

Miftaraj ironizon me VV: Kur të propozohet Nagavci kanë me arsyetu si sukses se mbi 200 mijë prindër kanë aplikuar për libra

Të ngjajshme

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar lidhur me dështimin e radhës për konstituimin e Kuvendit. Ai ka ironizuar me VV-në, duke thënë se kur të propozohet Arbërie Nagavci për kryetare të parlamentit, ata do të arsyetojnë si sukses se mbi 200 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionim me tekste shkollore.

Miftaraj ka shtuar ‘’shtet hajgare’’, që sipas tij shpenzon energji te jashtëzakonshme me ua ba qytetarëve jetën edhe me të vështirë. 

Postimi:

Pasneser kur te propozojne Arberie Nagavcin per Kryeparlamentare kane me arsyetu si sukses se mbi 200 mije prinder kane aplikuar per subvencionim me tekste shkollore ne E-Kosova. 

Shtet hajgare qe shpenzon energji te jashtezakonshme me ua ba qytetareve jeten edhe me te veshtire. 

Me rendesi, deputetet ministra voziten me vetura zyrtare, han dreka dhe darka me leke te taksapaguesve, shperndajne tendera e leke tek vllaznia, motrat, miqte, shoket dhe shoqet e partise.

Militanti i subvencionuar vazhdon luften digjitale ne emer te patriotizmit.  Keshilltari i Agim Bahtirit sot e ka obligim me i sha dhe ofendu se paku tre persona qe nuk jane ne linje me nanen parti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz