BallinaLajmeMiftaraj: Hamza figurë unifikuese, di të ndërtojë ura bashkëpunimi me partitë e...

Miftaraj: Hamza figurë unifikuese, di të ndërtojë ura bashkëpunimi me partitë e tjera

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Bedri Hamza, është zgjedhur sot kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Lidhur me këtë, ka folur Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së.

Miftaraj tha se Hamza është figurë unifikuese që nuk e përjashton askënd.

“Ajo çka besoj se e karakterizon z. Hamza është se ai është një figurë unifikuese, është një figurë që nuk e përjashton thuajse askënd. Është një figurë që ka ditur të afrojë në kohërat më të vështira, po flas në kohën sa ka qenë ministër. Pra, di të ndërtojë ura bashkëpunimi edhe me Vetëvendosjen, LDK-në, AAK-në por edhe me parti të tjera”, deklaroi ai në KlanKosova.

Sipas tij, bazuar në sondazhe, Bedri Hamza është një nga më të pëlqyerit në PDK, kështu që Miftaraj vlerësoi se kjo parti ka vepruar mirë që e ka vendosur Hamzën në krye, për shkak edhe të mundësisë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor.

Deri më tani, për 4 vjet e 4 muaj, Partinë Demokratike të Kosovës e udhëhoqi Memli Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz