Miftaraj: Disa faqezinj ende vajtojnë që Specialja s’u themelua nga OKB-ja me kinezë e rusë
dp

Lexo edheAli Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte vetëm dhe vetëm çlirim, nuk ishte tradhtare e as terroriste

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj i cilësoi si “faqezinj” disa individë të cilët, sipas tij, ende vajtojnë faktin që kjo gjykatë nuk është themeluar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
“Ju ka mbetur shumë merak që kjo gjykatë të ishte e mbushur me hetues, prokuror e gjykatës Kinez e Rus. Vetëm keshtu do kishin super siguri se UÇK taman do të ishte gjykuar sipas preferencave të tyre”, shkroi Miftaraj.
Theksojmë se sheshi qendror i Prishtinës është stërmbushur me qytetarë të cilët i janë bashkuar protestës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim të procesit të gjykimit në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Lexo edheAli Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte vetëm dhe vetëm çlirim, nuk ishte tradhtare e as terroriste