BallinaLajmeMiftaraj: Asnjë anëtar i kabinetit të ri qeveritar me aktakuzë për korrupsion

Miftaraj: Asnjë anëtar i kabinetit të ri qeveritar me aktakuzë për korrupsion

Të ngjajshme

Bernardo Silva e ka prioritet nënshkrimin me gjigantin spanjoll, pas largimit nga City

Bernardo Silva është lidhur prej vitesh me një kalim...

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Vetëm 10 mjekë dominojnë recetat për kanabis mjekësor

Vetëm dhjetë mjekë kanë përshkruar më shumë se gjysmën...

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se asnjëri prej anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar nuk ka aktakuzë të ngritur për korrupsion.

Kujtojmë se qeveria e re në krye me Albin Kurtin, ka qenë e zëshme se prioritet do ta ketë luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

“Qeveria Kurti sfidën e parë e kaloi me sukses, as edhe një anëtar i kabinetit qeveritar me aktakuzë për korrupsion. Well done! Sfida dy do jetë as edhe një zëvendës ministër i akuzuar për korrupsion. Mbetet të shihet! Sfida tre do jetë as edhe një këshilltar në qeveri dhe ministritë e linjës të mos jetë i akuzuar për korrupsion poashtu! Si duket shumë shpejtë një i akuzuar për korrupsion do caktohet këshilltar një ministri. Nuk guxon të ndodh! Qeverisje e mirë dhe me duar të pastra!”, shkruan Miftaraj në Facebook.

Kujtojmë se dje, ministrja e zgjedhur e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pranoi zyrtarisht detyrën e re nga Abelard Tahiri, u zotua se do të bashkëpunojë ngusht me Kuvendin e Kosovës, institucionet e drejtësisë, shoqërinë civile dhe mediat, ndërkohë theksoi se sistemi i drejtësisë ‘çlirohet atëherë kur të adresohet vetingu’.

Ajo ka thënë se vetigun do ta bëjnë në bashkëpunim të plotë me Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si dhe me Ambasadën Amerikane, Gjermane dhe atë Britanike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz