BallinaLajmeMiftar Rreci, dëshmori i parë që u vra në Betejën e Prekazit

Miftar Rreci, dëshmori i parë që u vra në Betejën e Prekazit

Të ngjajshme

Vendosën një unazë të hekurt përreth qytetit të Skenderajt për ta penguar ndihmën që mund t’i vinte Komandantit Legjendar dhe Familjes Jashari nga shokët e tij jashtë Prekazit.

Rreziku i parë, forcave serbe do t’u vinte nga Llausha, fshat ky që në atë kohë numëronte shumë pjesëtarë të UÇK-së.

Askush nuk e dinte planin serb për sulmin mbi Jasharët. Ushtarët e UÇK-së nga Llausha po kryenin patrullat e përditshme përreth fshatit. Njëri prej atyre që më 5 mars kishte detyrën të kujdestaronte, ishte Miftar Rreci.

Ai bashkë me disa pjesëtarë të UÇK-së, po kryenin një kontroll në malin që ndan Llaushën dhe Skenderajn, kur u ndeshën me forcat serbe. Policia dhe ushtria serbe ishin ngritur shumë herët dhe kishin zënë pozicionet që deri më 5 mars i kontrollonte UÇK-ja.

Në atë rast pati një shkëmbim të shtënash ku edhe u plagos Miftar Rreci, i cili nga plagët dhe pamundësia e shërimit të tyre ndërroi jetë një ditë më pas.

Rënia e dëshmorit Miftar Rreci, e ndodhur në një ditë me Jasharët, nuk shënohet me ndonjë aktivitet megjithatë familja e tij dhe bashkëluftëtarët e kujtojnë atë çdo 5 mars.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz