Mësuesja i tha nxënësve ”Unë ju dua shumë të gjithëve!” por njërin e veqonte më tepër sepse…

Ditën e parë të vitit shkollor, mësuesja doli para klasës së pestë dhe nxënësve të saj të dashur, u dhuroi një fjali tepër të dashur për ta.Ajo i vështroi me sy që rrezatonin dashuri e dhembshuri dhe u tha:”Unë u dua shumë të gjithëve!”Të njëjtat fjalë citoheshin nga të gjithë mësuesit dhe mësueset e shkollës me nxënësit e tyre, por mësuesja në fjalë, përveç faktit se i donte të gjithë, me ato fjalë donte të prekte zemrën e njërit prej nxënësve të saj, më shumë se të tjerët.
Ai ishte një nxënës që qëndronte i strukur në stolin e tij në fund të rreshtit.Ai quhej Tedi Stodard.Gjatë vitit të kaluar, mësuesja e kishte ndjekur me kujdes ecurinë e këtij nxënësi të çuditshëm. Themi kështu, pasi ajo kishte vënë re se Tedi nuk luante me fëmijët e tjerë, rrobat e tij ishin gjithmonë të palara, ashtu siç ishte dhe ai vetë.Veç kësaj, ai nuk manifestonte qoftë dhe rrallë, atë gëzimin fëmijëror që shihet tek fëmijët e tjerë.
Sa herë që mësuesja Tomson korrigjonte fletoret e tij, shënimet me stilolapsin e kuq mbushnin fletoren, për tu vulosur me fjalën “Ngelës” në fund. Në shkollën ku ajo jepte mësim, drejtoria u kërkonte mësuesve që herë pas here, tu referoheshin dosjeve të nxënësve, ku regjistroheshin të gjithë vërejtjet e mësuesve, notat, sjellja dhe problematika të tjera.
Një ditë, teksa ajo po plotësonte dosjen e Tedit, i tërhoqi vëmendjen diçka që nuk e kishte vënë re më parë.Mësuesja e Tedit, e klasës së parë fillore, kishte lënë një shënim për këtë nxënës.Ajo shkruante:”Tedi është një fëmijë i zgjuar dhe me humor të mirë.
Ai i kryen detyrat me kujdes dhe rregull. Veç kësaj, ai është një nxënës me edukatë të mirë.”Mësuesja e klasës së dytë, kishte shkruar:”Tedi është nxënës i dalluar dhe i talentuar.Të gjithë nxënësit e klasës e duan shumë.Por, kohët e fundit ai duket i mërzitur dhe i stresuar, për shkak se nëna e tij vuan nga një sëmundje e rrezikshme.Kjo ia ka shtuar vuajtjet kësaj familjeje”.
Mësuesja e klasës së tretë, shkruante:”Vdekja e nënës së Tedit ishte një goditje e rëndë për të.Ai përpiqet ta kalojë këtë moment, por i ati nuk i kushton vëmendje.Jeta në familje do të ndikojë negativisht në formimin e Tedit, nëse nuk do i kushtohet kujdesi i duhur.”Kurse mësuesja e klasës së katërt shënonte:”Tedi është një nxënës i mbyllur dhe nuk tregon asnjë interes për mësimet.Ai nuk ka shumë shokë dhe ndonjëherë e zë gjumi në orë të mësimit.”
Zonja Tomson e kuptoi ku çalonte puna me nxënësin e saj Tedi.Asaj i erdhi turp nga vetja, teksa i kujtoheshin disa qëndrime të saj karshi këtij nxënësi.Asaj iu kujtua edhe dita kur të gjithë nxënësit i kishin sjellë nga një dhuratë për ditëlindje, të mbështjella në kuti të bukura.
Sakaq, dhurata e Tedit ishte mbështjellë me një qese plastmasi të thjeshtë, nga ato që të japin shitësit e zarzavateve në treg.Zonjës Tomson i kishte ardhur shumë zor teksa merrte në dorë dhuratën e Tedit, kurse disa nxënës kishin shpërthyer në të qeshura.Ajo e kishte hapur kutinë dhe brenda saj kishte gjetur një varëse me gurë diamanti të imituar, ku mungonin disa syresh, si dhe një kuti parfumi përgjysmë të mbushur.

Lexo edheAgnesa Vuthaj: Në punën e parë jam paguar vetëm 50 euro
Të qeshurat fëmijërore ishin ndërprerë vetëm në momentin kur zonja Tomson ishte shprehur e mrekulluar nga ai varg gurësh, të cilin menjëherë e kishte vënë në qafë.Këtë akt, e pason me vendosjen e disa pika parfumi në kyçet e duarve. Atë ditë, Tedi nuk u nis menjëherë për në shtëpi, por u vonua për tu takuar me mësuesen e tij, zonjën Tomson, të cilës i tha:”Aroma jote sot, është njëlloj si aroma e mamit tim.”Pasi u larguan të gjithë fëmijët nga klasa, zonja Tomson shpërtheu në të qara, të paktën për një orë.
Nxënësi i saj Tedi, i kishte sjellë si dhuratë, parfumin që përdorte nëna e tij.Ai kishte ndjerë tek ajo, aromën e nënës së tij të vdekur tashmë.Që nga ajo ditë, zonja Tomson nuk u mësonte nxënësve të saj vetëm lëndën e leximit, por i ndihmonte edhe për lëndët e tjera.Për Tedin, ajo filloi të tregojë një kujdes të veçantë. Pak nga pak, Tedit filloi ti rizgjohej kujdesi dhe aftësia për t’i përthithur mësimet.
Sa më shumë motivohej nga ana e mësueses, aq mëshumë shtohej vullneti i tij.Në fund të vitit shkollor, Tedi ishte nxënësi më i dalluar i klasës, më i zgjuari dhe më i përkëdheluri i mësueses.Pas një viti të ngjeshur me aktivitet, zonja Tomson gjen një shënim në tavolinë nga nxënësi i saj Tedi.Ai i shkruante:”Ti je mësuesja më e mirë që kam parë.”Kaluan gjashtë vite dhe zonja Tomson nuk mori asnjë letër tjetër prej Tedit.Pas këtyre viteve, ai i shkruan se kishte përfunduar tetevjeçaren dhe se kishte zënë vendin e tretë tek të dalluarit në klasë.
Në fund, i shkruante se ajo vazhdonte të zinte vendin e parë si mësuesja më e mirë me të cilin ishte takuar në jetë.Katër vite më vonë, zonja Tomson merr një letër tjetër nga Tedi ku i shkruante:”Gjërat janë vështirësuar, se jeton në konviktin e universitetit dhe se së shpejti do të diplomohet me rezultate të larta.Në fund, nuk harroi që ti kujtojë se ajo mbetej mësuesja më e mirë që kishte pasur në jetë.Pas katër vitesh të tjera, Ted i shkruante mësueses së tij se pasi studimeve universitare, kishte vendosur të kalonte në një stad më të lartë.Sigurisht, edhe këtë herë i theksonte në fund të letrës se ajo vazhdonte të mbetej mësuesja më e mirë.
Por, këtë herë emri i tij me të cilin mbyllte letrën, ishte paksa më i gjatë se zakonisht: Doktor Teodor F. Stoddard.Historia nuk përfundon me kaq, pasi në një letër tjetër në pranverë i thoshte se ishte njohur me një vajzë, me të cilën do të martohej.Veç kësaj, i kërkonte mësueses që të vinte në dasëm dhe të qëndronte në vendin që zakonisht i rezervohet nënës së dhëndrit, kërkesë të cilën zonja Tomson e pranoi.
Më e çuditshmja, është se zonja Tomson, ditën e dasmës vë në qafë të njëjtën varëse që Tedi ia kishte dhuruar për ditëlindje, kushedi sa vite më parë, të cilës i mungonin dhe disa gurë.Por jo vetëm, ajo nuk kishte harruar të parfumohej me të njëjtin parfum i cili i kishte kujtuar Tedit nënën e tij.Të dy u përqafuan me mall dhe Tedi i pëshpërit mësueses së tij në vesh:”Të falënderoj për besimin që më ke dhënë.Të falënderoj thellësisht nga zemra që më bëre të ndihem se jam i rëndësishëm.
Të falënderoj që më bëre të besoj se edhe unë mund të jem i suksesshëm dhe të bëj ndryshimin.”Sakaq zonja Tomson ia ktheu me lot në sy:”Jo, e ke gabim.Ti më mësove mua si të jem mësuese e dalluar.Unë nuk ia kisha haberin nga mësimdhënia, derisa u shfaqe ti.”Për ju që nuk e njihni, Teddy Stoddard, është doktor me famë, emrin e të cilit e mban pavioni i trajtimit të tumoreve në spitalin e Des Moines në shtetin e Aiva.Ai konsiderohet si qendra më e mirë për trajtimin e tumoreve në nivel të SHBA-ve.Morali:Ngrohja zemrën dhe pëpiqu t’ia ndryshosh jetën dikujt! Nëse nuk e bën sot, bëje nesër!E rëndësishme është që ta bësh.!! :))))














