Messi shënon golin e parë pas vdekjes së babait

Lionel Messi ka shënuar golin e parë që nga dita kur jeta e tij ndryshoi plotësisht.
Më i miri i të gjitha kohëve paralajmëroi se nuk do ta ketë të lehtë të luajë futboll pas vdekjes së të atit, që ishte figura kyç që e shtyu atë të arrijë majat e suksesit, shkruan IndeksOnline.
Me fansat që u brengosën dhe nisën hamendësimet se kur do të kthehet sërish në fushën e blertë, magjia e “pleshtit” u pa mbrëmë.
Argjentinasi shënoi ndaj Philahelphias në minutën e 26-të, për të çuar Inter Miamin në epërsi.
Momenti ishte tejet emocional për Messin, që fillimisht hezitoi të festojë, por më pas u hodh vrullshëm në krahët e bashkëlojtarëve.

Lexo edheBarcelona e mposhti Al Ahlyn dhe e fitoi Trofeun Joan Gamper
MAGIC from Messi as @InterMiamiCF take the lead over the Union! 🪄 pic.twitter.com/lJ5tpDMUIA
— Major League Soccer (@MLS) August 20, 2026














