BallinaSportMessi para Gjykatës në Barcelonë, rrezikon të burgoset

Messi para Gjykatës në Barcelonë, rrezikon të burgoset

Të ngjajshme

Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vlerësoi...

OKB: Sulmet izraelite në Liban mund të konsiderohen krime lufte

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha...

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe...

Lionel Messi është paraqitur në një Gjykatë në Barcelonë për të dëshmuar në rastin ku ai dhe babai i tij, Jorge, akuzohen për evazion fiskal më 2007 dhe 2009.

Ata akuzohen se fshehën një shumë prej më tepër se 4 milionë euro në të drejta të imazhit, raportojnë mediat spanjolle.

Derisa autoritetet spanjolle janë duke kërkuar gjoba dhe dënime me burg, të dy të akuzuarit kanë mohuar fajin dhe avokatët e Messit kanë insistuar se futbollisti “nuk e kalon asnjë minutë” duke analizuar kontratat e tij.

Megjithatë, Gjykata e lartë insiston se thirrja për pafajësi nuk e përjashton mundësinë e dënimit të 28-vjeçarit, ndërsa Jorge Messi po ashtu rrezikon për përfshirje në realizimin e marrëveshjeve me kompani të njohura si Adidas dhe Pepsi.

Gjykimi, që ka filluar të martën, pritet të përfundojë të enjten me një vendim përfundimtar që do të merret gjatë javës së ardhshme.

Messi ka obligime të tjera me Argjentinën në përgatitje për “Copa America”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz