Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMessi në Al-Ahli? Flet Riyad Mahrez: Do ishte e pabesueshme…!

Messi në Al-Ahli? Flet Riyad Mahrez: Do ishte e pabesueshme…!

Të ngjajshme

Futbollisti i klubit nga Arabia Saudite, Al-Ahli, Riyad Mahrez ka folur rreth spekulimeve se skuadra e tij është interesuar për Lionel Messin.

Kontrata e yllit argjentinas me klubin nga Amerika, Inter Miami skadon në dhjetor të këtij viti, shkruan Indeksonline

Skuadra arabe ka pasur kontakte me Messin dhe kjo konfirmohet në njëfar mënyre edhe nga ish-lojtari i Manchester Cityt dhe Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Gjatë një intervite Mahrez për një kalim të mundshëm të Messit në Al-Ahli tha: “Kam dëgjuar për këto bisedime. Nuk e di a do të ndodhë. Por nëse ndodh, do të ishte e pabesueshme për ne, që të kishim në skuadër lojtarin më të mirë në histori”, u shpreh Mahrez

Kujtojmë që skuadra e Al Ahlit i ka ofruar Messti një pagë të majme, ndoshta më të lartën në histori të futbollit – por që nuk është bërë publike./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit