back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaInstantMësoni se sa kohë mori formimi i qeverisë ndër vite! – A...

Mësoni se sa kohë mori formimi i qeverisë ndër vite! – A do e thejnë rekordin Kurti dhe Mustafa?!

Të ngjajshme

Kompromis i ri i Kurtit: Leje qëndrimi 12-mujore për serbët pa dokumente të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka rënë dakord me përfaqësuesit e...

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Në kohën kur do të duhej që të bëheshin analiza e vlerësime për 100-ditëshin e qeverisjes në Republikën e Kosovës, po bëhen parashikime rreth të mundësisë për formimin e koalicionit qeverisë mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, partitë që dolën të parat, kishin filluar të harmonizojnë programin qeverisës menjëherë pasi u mbajtën zgjedhjet.

Por, edhe pse kanë kaluar tashmë më shumë se tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve ato nuk kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për koalicion, gjë e cila do të mundësonte formimin e menjëhershëm të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës.

Vonesa për formimin e institucioneve në Kosovë, kishte pothuajse secilën herë që u mbajtën zgjedhjet parlamentare, shkruan Telegrafi.

Kjo është e shtata herë që nga përfundimi i luftës së vitit 1999, që mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kurse, e vetmja qeveri e cila u formua në më pak se 41 ditë, ishe ajo e vitit 2004, ku partia fituese ishte LDK-ja me 45.42 për qind, kur bëri koalicion me AAK-në e kryeministër u zgjodh Ramush Haradinajn.

Rekordin për kohën më të gjatë që mori formimi i qeverisë e mbanë qeveria e vitit 2014, kur marrëveshja e koalicionit, e cila u bë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, i dha Isa Mustafës postin e kryeministrit.

Sot bëhen 104 ditë nga zgjedhjet e fundit dhe akoma nuk kemi qeveri, kështu që qeveria e ardhshme VV-LDK – nëse do të zgjidhet ndonjëherë — do të jetë qeveria më e vonshme pas asaj të vitit 2014.

– 2001: 17 nëntor-4 mars — 106 ditë

– 2004: 24 tetor-3 dhjetor — 39 ditë
– 2007: 17 nëntor-9 janar — 52 ditë

– 2010: 12 dhjetor-22 shkurt — 72 ditë

– 2014: 8 qershor-9 dhjetor — 183 ditë

– 2017: 11 qershor-9 shtator — 89 ditë

– 2019: 6 tetor-17 janar — 104 ditë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz