back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMësojeni përbërjen e Qeverisë Hoti

Mësojeni përbërjen e Qeverisë Hoti

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

I nominuari për kryeministër Avdullah Hoti ka prezantuar përbërjen e kabinetit të tij qeveritar gjatë ekspozesë në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet qeveria e re.

Më poshtë mësojeni përbërjen e Qeverisë Hoti – nëse e njëjta votohet sot – që do të ketë katër zëvendësministra dhe 15 ministri.

Emrat e kësaj qeverie kanë dalë nga marrëveshjet e arritura mes partive LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe, njofton Klan Kosova.

Kryeministër: Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i parë: Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministrat e tjerë: Driton Selmanaj, Albulena Balaj-Halimaj dhe Goran Rakiq

Ministri i Punëve të Brendshme – Agim Veliu

Ministre e Financave – Hykmete Bajrami

Ministri i Infrastrukturës – Arban Abrashi

Ministri i Shëndetësisë – Armend Zemaj

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Besian Mustafa

Ministri i Mbrojtjes – Anton Quni

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve – Vlora Dumoshi

Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj-Stublla

Ministri i Drejtësisë – Selim Selimi

Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – Ramë Likaj

Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit  – Blerim Kuçi

Ministër i Tregtisë dhe Industrisë – Vesel Krasniqi

Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale – Skender Reçica

Ministër për Kthim dhe Komunitete – Dalibor Jevtiq

Ministër i Zhvillimit Rajonal – Enis Kervan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz