back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeMësohet kush pritet të jetë kryetar i partisë së të dorëhequrve nga...

Mësohet kush pritet të jetë kryetar i partisë së të dorëhequrve nga VV-ja

Të ngjajshme

Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar...

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Grupi i Deputetëve të Pavarur dhe zyrtarë tjerë të larguar nga Lëvizja Vetëvendosje përfundimisht do t’i bashkohen Partisë Socialdemokrate

GDP-ja dhe PSD-ja tashmë kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkim, e cila do të bëhet zyrtare më 9 maj në kuvendin zgjedhor të Partisë Socialdemokrate.

Kryetar i ri i kësaj partie pritet të jetë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ose ish-kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri. Kështu ka bërë të ditur për gazetën Zëri, kryetari aktual i Partisë Socialdemokrate, Bajram Kelmendi, i cili konfirmoi se të martën 12 deputetët e GDP-së i bashkohen subjektit të tij politik.

“Është mbledhja e kuvendit dhe do të mbahet më 9 maj, në orën 17:00. Kemi bërë një marrëveshje me Grupin e Deputetëve të Pavarur, e kemi nënshkruar dhe e kemi bërë formale. Ata do t’i bashkohen Partisë Socialdemokrate, pra 12 deputetë të pavarur me një numër të simpatizantëve të tyre”, ka deklaruar ai.

Kelmendi tregoi që ai personalisht do të jetë anëtar në Kryesinë e Partisë. Ndërkaq, pozitat brenda partisë me 12 deputetët e rinj do t’i ndajnë sipas statutit të Partisë Socialdemokrate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz