back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeMësohet identiteti i shqiptares që u masakrua me thikë në sy të...

Mësohet identiteti i shqiptares që u masakrua me thikë në sy të fëmijës 5 vjeçar në Itali

Të ngjajshme

Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Media italiane ka zbuluar këtë mbrëmje identitetin e 34 vjeçares shqiptare e cila u godit për vdekje me thikë disa herë nga ana e bashkëshortit të tij në Itali.

Fjala është për shtetasen Fjoralba Nonaj, nënë e një djali 5 vjeçar, i cili në momentin tragjik ka qenë në krah të së ëmës.

35 vjeçar me origjinë marokene është konfliktuar me shqiptaren në një rrugicë të Seregnos- në Itali dhe në një moment ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë.

Prej pak muajsh çifti ishte ndarë dhe jetonte në shtëpi të ndryshme. Arsyeja e vërtetë që qëndron pas vrasjes gjakftohtë të marokenit nuk është zbuluar ende nga ana e medias italiane.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë. Pas krimit, 35 vjeçari maroken i është drejtuar me këmbët e tij komisariatit të policisë dhe është vetëdorëzuar.

Ambulanca dhe ndërhyrja e shpejtë e mjekëve nuk ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së Fjoralbës, e cila ha vdekur pak minuta pasi ka mbërritur në spital.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz