Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi e shkaktuar nga kosovari R.B. 54 vjeç që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës.
Njëra nga dy gratë e vrara në banesën në kantonin e Argaut, sipas mediave zvicerane, është bashkëshortja e vetë dorasit, 38-vjeçare, ndërsa edhe për tjetrën supozohet të jetë anëtare e familjes.

Dritarja e apartmentit ku banonte kosovari i dyshuar për vrasje R.B/ foto: Ennio Leanza
Kosovari i dyshuar për vrasjet është arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, aty edhe ku banonte./Insajderi/




