Raportet e fundit nga Anglia flasin se Jose Mourinho do të shkarkohet të hënën nga posti i trajnerit të Chelseat. Në orën 10:00 është paralajmëruar një takim i bordit të skuadrës të cilët e kanë në plan shkarkimin e Mourinhos.
Abramovich është pajtuar ti paguaj kesh 9.5 milion funta për shkarkimin e tij dhe pagesën e pagës për 1 vit me rregull.
Vendimi për shkarkimin e tij thuhet se nuk është vetëm për krizën e rezultateve por më shumë për atmosferën e dobët që është brenda skuadrës.
Brendan Rodgers po llogaritet si favoriti kryesor për ta zëvëndësuar Mourinhon./Indeksonline/
- Advertisement -