back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeMësohet arsyeja e arrestimit të ish- ushtarit të UÇK-së

Mësohet arsyeja e arrestimit të ish- ushtarit të UÇK-së

Të ngjajshme

Gjatë ditës së sotme është arrestuar ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Frashër Oseku.Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur në kufirin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë.Oseku i cili jeton në Suedi, sipas raportimit të mediave Policia e arrestoi me arsyetimin se ishte tallur me flamurin e Kosovës përmes disa postimeve në Facebook, madje duke e quajtur leckë.

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm.Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, në një shënim në Facebook ka thënë se Oseku u arrestua nga ana e autoriteteve kosoavre, dhe atë sipas tij, për arsye politik.

“Frasher Oseku ka plumb ne koke per kete vend, e autoritetet kosovare e arrestojne ate per arsye politike! Kah je tu shkue Kosove?!”, ka shkruar ai në Facebook.Nga policia e Kosovës thonë se ende nuk kanë ndonjë informatë zyrtare.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i kontaktuar nga Gazeta Blic ka thënë se nuk ka ende ndonjë informatë zyrtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz