back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeMësimdhënësit fillojnë të deklarohen për grevën

Mësimdhënësit fillojnë të deklarohen për grevën

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Një pjesë e mësimdhënësve kosovarë tashmë ka nisur të deklarohen për grevë të përgjithshme në arsim. Në qoftë se Qeveria nuk përmbush kërkesat e tyre të dala nga kontrata kolektive, greva do të nisë në pjesën e parë të shtatorit.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës të shpërndajë te mësimdhënësit formularët përmes të cilëve ata (mësimdhënësit) do të kenë mundësinë të deklarohen rreth kërkesave. Madje, të japin mendimin e tyre për apo kundër grevës së përgjithshme në arsim. Në këta formularë, sipas kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, do të jetë dhe një rubrikë e veçantë ku mësimdhënësit do të deklarohen dhe rreth mbajtjes apo jo të testit për mësimdhënës lidhur me performancën e tyre të deklaruar nga Ministria e Arsimit, se do të organizohet një test që do t’i nënshtrohen të gjithë mësimdhënësit.

Jasharaj të martën ka bërë të ditur për “Zërin” se formularët janë shpërndarë te të gjithë mësimdhënësit dhe brenda javës pritet të dorëzohen në SBASHK.

“Pas dorëzimit të formularëve të plotësuar nga secili mësimdhënës, do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe do të marrë vendim sipas deklarimeve në formularë”, ka thënë Jasharaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz