back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeMesha e parë e Krishtlindjes për Papa Leonin XIV: Një ekonomi e...

Mesha e parë e Krishtlindjes për Papa Leonin XIV: Një ekonomi e shtrembëruar çon në trajtimin e njerëzve si mallra

Të ngjajshme

Dëmtoi inventarin në shtëpi, të dyshuarit i gjenden edhe armë e fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë...

Të dhënat: Nuk ka kolona në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

Vodhi një arkë me para, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë...

Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhjen e një veture në Gjermani

Një person është arrestuar me të arritur në Aeroportin...
- Advertisement -

Për herë të parë që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike, Papa Leo XIV kremtoi Meshën e Natës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke i dhënë festës jo vetëm solemnitetin e traditës, por edhe një dimension të fortë njerëzor.

Pak minuta përpara nisjes së liturgjisë, Ati i Shenjtë doli papritur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke sfiduar shiun e dendur që kishte përfshirë Romën. Mijëra besimtarë e pritën Papën me emocione të forta dhe duartrokitje, në një moment të papritur e simbolik.

- Advertisement -

I prekur nga përkushtimi i tyre, Papa Leo XIV iu drejtua turmës me një mesazh mirënjohjeje dhe bekimi:

“Faleminderit që erdhët, edhe në shi. Urimet më të mira për të gjithë. Le ta festojmë Krishtlindjen së bashku. Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit. Zoti ju mbroftë dhe ju bekoftë të gjitha familjet tuaja.”

Pas këtij momenti të ndjerë, Papa u drejtua drejt Bazilikës së Shën Pjetrit, ku u prit nga një atmosferë madhështore dhe thellësisht shpirtërore. Mesha e Natës së Krishtlindjes, e para e tij si Papë, u kremtua në një bazilikë të mbushur plot me besimtarë nga e gjithë bota.

Më tej Papa dha një mesazh:

“Një ekonomi e shtrembëruar çon në trajtimin e njerëzve si mallra.”

Hyrja e Atit të Shenjtë u shoqërua nga himni tradicional “Noel”, i interpretuar nga Kori i Kapelës Sistine. Në Altarin qendror të Rrëfimit, Papa Leo XIV kremtoi meshën së bashku me rreth 250 klerikë të lartë kardinalë, peshkopë dhe priftërinj duke hapur kështu ritet e një prej netëve më të shenjta të kalendarit të krishterë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz