BallinaMesazhi që do të shpërndahet në 2500 xhamitë e Francës

Mesazhi që do të shpërndahet në 2500 xhamitë e Francës

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Këshilli Francez i Kultit Mysliman (CFCM), organi përfaqësues i islamit, do të shpërndajë në rreth 2 500 xhami të Francës një tekst ku dënon hapur çdo formë dhune apo terrori, me rastin e lutjes të së premtes.
“Përpara horrorit të vrasjeve pa dallim që ndodhën më 13 nëntor në Paris dhe që shkaktuan 129 të vdekur, CFCM-ja si dhe bashkësia e organizatave myslimane i kërkojnë të gjitha xhamive të Francës që t’i dedikojnë lutjen e se premtes këtyre ngjarjeve tragjike që kanë prekur thellë komunitetin kombëtar”, thuhet në një komunikatë të CFCM-së.

“Myslimanët e Francës pohojnë kështu kundërshtimin e tyre kategorik dhe të qartë ndaj çdo forme dhune apo terrori, që është vetë mohimi i vlerave të paqes dhe të vëllazërisë që sjell islami”, shkruan CFCM-ja.

“Do të shpallim gjithashtu bashkimin tonë të patundur ndaj paktit republikan që na bashkon të gjithë, si dhe ndaj vlerave që bëjnë Francën”, vazhdon ky institucion në komunikatën e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz