BallinaLajmeMesazhi prekës i djalit të dëshmorit nga Peja – Se pranojnë në...

Mesazhi prekës i djalit të dëshmorit nga Peja – Se pranojnë në punë, largohet nga Kosova

Të ngjajshme

Humb jetën në QKUK një grua nga Mitrovica, autoritetet po hetojnë rrethanat

Një grua nga Mitrovica ka humbur jetën në Qendrën...

Sulmoi policinë, pejani përfundon në pranga

Një person është arrestuar pas një incidenti në Novosellë...

Fushë Kosovë, viktima pëson frakturë në kokë pas goditjes me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë...

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter...

Burim Halili nga fshati Galic i Pejës ka njoftuar përmes Facebook-ut se do të largohet nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.

Halilit që në luftë ia vranë edhe babanë e vëllain, ka shkruar lajmin pasi që ka publikuar edhe një fotografi para varreve të tyre.

“Unë kurrë skam menduar se do t’ia kthej shpinën atdheut, vatanit të shtrenjtë për të cilën derdhëm gjakun dhe sakrifikuam familjen”, ka shkruar ai.

Vendi ku dikush përfiton nga pozitat e larta e dikush merr pagesë 10 euro në ditë sipas tij nuk është vend për të jetuar tash e tutje.
Ai po thotë se ka aplikuar në punë në Qeveri, në postë, në KEK, në Trepçë, mirëpo asnjë nga ta nuk i ka kthyer përgjigje pozitivisht, ani pse ka humbur babanë e vëllanë në luftë.

“Mirëpo me dhembje të thellë kam ardhur në përfundim se ky vend i ujitur me gjak tash e 20 vite menaxhohet nga politikanë të korruptuar dhe kriminel”, thotë ai tutje.“Ky vend është për kriminela me kravata”, thotë Halili në shkrimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz