Davide Astori ka tronditur botën e futbollit në Itali. Kapiteni i Fiorentinës u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare, pas një arresti kardiak në dhomën e hotelit ku po qëndronte para ndeshjes.
Yjet e futbollit janë tronditur nga lajmi i ndarjes së tij nga jeta dhe i kanë dhënë lamtumirën nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa mes tyre spikat mesazhi i Bufon.
“Mirupafshim i dashur Asto, ka ndodhur rrallë që të shpreh publikisht mendimin tim për një person, sepse kam lënë që bukura dhe marrëdhënia unike, të përbëra nga një respekt dhe vlerësim reciprok, të mos përdoreshin nga të tjerët dhe nga ata që nuk kanë delikatesën e duhur për të respektuar lidhje të caktuara.
Gjithsesi, dua të bëj një përjashtim në rastin tënd, sepse ke një grua të re dhe familjarë që po vuajnë, por mbi të gjithë vajza jote e vogël meriton ta dijë se babai i saj ishte një NJERI I MIRË… një NJERI I MADH dhe I MIRË… ishe shprehja më e bukur e një bote antike, të kaluar, në të cilën mbizotëronin vlera, si altruizmi, eleganca, edukata dhe respekti kundrejt tjetrit. Komplimente, ke qenë një nga figurat më të mira sportive me të cilat jam përballur.
U prehsh në paqe!
Xhixhi jot i çmendur”.