BallinaLajmeMesazhi prekës i bashkëshortes së Keli Hoxhës, i vrarë në kalanë e...

Mesazhi prekës i bashkëshortes së Keli Hoxhës, i vrarë në kalanë e Beratit: U vra para syve tanë, para vajzës 8-vjeçare

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Hoxhës, i cili u vra disa ditë më parë në kalanë e Beratit.

Në një mesazh drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, ajo ka rrëfyer momentet tragjike të ngjarjes dhe ka kërkuar që e vërteta të dalë në dritë, raporton lajmi.net

Familja Hoxha jeton prej 14 vitesh në Britaninë e Madhe, por kishin ardhur në Shqipëri për pushime, për t’u treguar fëmijëve historinë e vendit të tyre. Një nga destinacionet ishte kalaja e Beratit, ku ndodhi tragjedia.

“Vizituam kalanë me familjen dhe nënën e bashkëshortit. Diku në qendër kishte një kalë të lidhur në shtyllë. Vajza jonë 8-vjeçare, Sevia, e pa dhe i tha babait: ‘A mund t’i afrohem ta prek kalin?’ Keli i tha po, dhe u afruan bashkë. Në atë moment nuk kishte askënd aty, kali ishte vetëm,” – tregon Vjola.

Mesazhi i saj i plotë drejtuar Fevziut:

Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.
Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.
Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj
Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.
I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.
Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok ,qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz